Këshilli Turk në mbështetje të Azerbajxhanit

Këshilli i Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk) i  shprehu ngushëllimet Azerbajxhanit dhe gjithë botës turke për 2 mijë e 783 ushtarët azerbajxhanas që ranë dëshmorë në luftë.

1539359
Këshilli Turk në mbështetje të Azerbajxhanit

Këshilli i Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk) i  shprehu ngushëllimet Azerbajxhanit dhe gjithë botës turke për 2 mijë e 783 ushtarët azerbajxhanas që ranë dëshmorë në luftën që filloi më 27 shtator dhe përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes për pranimin e humbjes së Armenisë në 10 nëntor. Këshilli u uroi shërim të shpejtë veteranëve të luftës.

“Ne kërkojmë mëshirën e Allahut për 2 mijë e 783 dëshmorët tanë që ranë për hir të atdheut të tyre në luftën e drejtë për të siguruar integritetin territorial të Azerbajxhanit vëllazëror, një anëtar i Këshillit Turk. Veteranëve tanë u urojmë shërim të shpejtë dhe i shprehim ngushëllimet tona Azerbajxhanit dhe gjithë botës Turke", shkruhet në postimin e bërë nga Këshilli Turk në “Twitter”.

 


Lajme të ngjashme