Halilzad do të vizitojë Turqinë dhe Katarin për Afganistanin

Përfaqësuesi i ShBA-së për Afganistanin, Zalmay Halilzad do të vizitojë Turqinë dhe Katarin për të vlerësuar bisedimet e paqes për Afganistanin.

1539666
Halilzad do të vizitojë Turqinë dhe Katarin për Afganistanin

Përfaqësuesi i ShBA-së për Afganistanin, Zalmay Halilzad do të vizitojë Turqinë dhe Katarin për të vlerësuar bisedimet e paqes për Afganistanin.

Në deklaratën e bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit, shkruhet: “Halilzad në Turqi do të diskutojë koordinimin ndërkombëtar dhe mbështetjen e Turqisë për bisedimet e paqes afgane”.

Gjithashtu bëhet e ditur se në Katar Halilzad do të takohet me palët afgane.

"Për një hartë politike, paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të arritur një marrëveshje palët duhet të ndërtojnë me vrullin e arritur aktualisht”, shkruhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se Halilzad krahas Ankarasë dhe Dohas do të zhvillojë edhe takime të tjera për të marrë mbështetje për bisedimet e paqes për Afganistanin.

Bisedimet e paqes midis qeverisë afgane dhe delegacionit të Talebanit, të cilat kishin filluar në Doha në 12 shtator dhe ishin pezulluar për shkak të divergjencave, filluan përsëri ditët e fundit.

Ndërkohë që është arritur marrëveshje mbi procedurën e negociatave me aprovimin e të dyja palëve, tani e tutje bisedimet do të vijojnë për brendësinë e përmbajtjes së bisedimeve kryesore të paqes.

Ndërsa nuk dihet ende se sa ditë do të zgjasë takimi i dytë, bisedimet kryesore për paqe do të fillojnë nëse edhe ky takim përfundon pozitivisht.



Lajme të ngjashme