Aliyev në OKB: Turqia dhe Rusia luajnë një rol të rëndësishëm për armëpushimin në Karabak

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi se për rreth një muaj armëpushimi në Karabakun Malor është respektuar.

1539519
Aliyev në OKB: Turqia dhe Rusia luajnë një rol të rëndësishëm për armëpushimin në Karabak

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi se për rreth një muaj armëpushimi në Karabakun Malor është respektuar.

"Turqia dhe Rusia luajnë një rol të rëndësishëm për armëpushimi me anë të Qendrës së Përbashkët të Monitorimit të Armëpushimit".

Ilham Aliyev, i cili mori pjesë përmes video konferencës në Samitin e Asamblesë së Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Covid-19, tha se Azerbajxhani mbështet thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për armëpushimin global gjatë llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), por kjo thirrje është injoruar nga Armenia, e cila ka mbajtur nën pushtim për 30 vjet territoret e Azerbajxhanit.

Duke nënvizuar se udhëheqja e Erevanit ka pezulluar qëllimisht procesin e negociatave në 2 vitet e fundit, Aliyev deklaroi se Armenia kishte ndërmarrë një provokim ushtarak gjithëpërfshirës kundër Azerbajxhanit më 27 shtator.

Ai rikujtoi se ushtria armene ndërmori sulme artilerie dhe me raketa ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit për 44 ditë me radhë dhe për pasojë u vranë 94 civilë, 11 prej të cilëve fëmijë dhe më shumë se 400 civilë u plagosën.

Aliyev theksoi se përkundrejt kësaj ushtria azerbajxhanase filloi kundërsulmin dhe disa nga territoret e pushtuara u çliruan dhe pjesa tjetër iu kthye Azerbajxhanit në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit që Armenia u detyrua të nënshkruaj.

“Për rreth një muaj armëpushimi në Karabakun Malor është respektuar. Turqia dhe Rusia luajnë një rol të rëndësishëm për armëpushimi me anë të Qendrës së Përbashkët të Monitorimit të Armëpushimit. Kështu që problemi i Karabakut Malor u zgjidh përmes rrugës ushtarake dhe politike. Për shkak të mosrespektimit të ligjit ndërkombëtar (nga Armenia) ishte e pashmangshme që rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB të zbatoheshin me forcë. Si rezultat shteti agresiv u detyrua të bënte paqe", tha Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

 


Lajme të ngjashme