Maduro: Largohem nga presidenca nëse opozita fiton zgjedhjet parlamentare

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro njoftoi se ai do të largohet nga Presidenca nëse kundërshtarët fitojnë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 dhjetor.

1538729
Maduro: Largohem nga presidenca nëse opozita fiton zgjedhjet parlamentare

Sipas shtypit kombëtar, presidenti venezuelas deklaroi se ai do ta lërë detyrën nëse opozita i fiton përsëri zgjedhjet parlamentare si më 12 dhjetor 2015.

“Unë gjithashtu duhet të them, u po u them venezuelasve: Unë po e lë fatin tim në duart e tyre. Nëse opozita fiton përsëri, unë po largohem nga Presidenca. Nëse opozita fiton zgjedhjet, unë nuk do të qëndroj më këtu”,- tha ai.

Maduro i ftoi partitë e opozitës të marrin pjesë në zgjedhjet e të dielës dhe tha se "ata nuk duan të vazhdojnë me Parlamentin aktual edhe për pesë vjet të tjera".



Lajme të ngjashme