Zëvendëskryeministri libian, Ahmed Muaytik falënderoi Turqinë për mbështetje

Muaytik mori pjesë në Forumin e 6-të të Dialogut Mesdhetar të MED-it në Romë të mbajtur përmes një videokonference dhe bëri vlerësime në lidhje me procesin në vendin e tij.

1538085
Zëvendëskryeministri libian, Ahmed Muaytik falënderoi Turqinë për mbështetje

Zëvendëskryeministri libian Ahmed Muaytik tha se vetëm Turqia është me ata ndërsa po kalojnë nëpër kohë të vështira.

Muaytik mori pjesë në Forumin e 6-të të Dialogut Mesdhetar të MED-it në Romë të mbajtur përmes një videokonference dhe bëri vlerësime në lidhje me procesin në vendin e tij.

Muaytik deklaroi se Libia kishte marrë mbështetje nga shumë vende kur u sulmua më parë nga organizata terroriste DAESH, por që kjo situatë ishte ndryshe gjatë sulmit në Tripoli nga gjenerali puçist, Halife Haftar dhe milicia e tij në prill 2019.

“Ne i bëmë thirrje partnerëve tanë të mbështesin qeverinë legjitime të Libisë. Turqia reagoi në mënyrë pozitive. Vetëm ajo ishte pranë nesh në arenën ndërkombëtare dhe mbështeti qeverinë legjitime. Ne u jemi mirënjohës atyre që qëndruan pranë nesh gjatë kohëve të vështira”, deklaroi Zëvendëskryeministri libian.

Zëvendëskryeministri Muaytik tha se Turqia dhe Libia kanë marrëdhënie të mira në çdo fushë, duke filluar nga ato ushtarake dhe të sigurisë e deri tek ekonomia.

Muaytik tha se përcaktimi i 24 dhjetorit 2021 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve nga Përfaqësuesja Speciale e Misionit të Kombeve të Bashkuara për Mbështetje të Libisë (UNSMIL) Stephanie Williams "është një histori e veçantë suksesi".

Ai gjithashtu tha se nesër do të përcaktohet Këshilli Presidencial dhe mekanizmat për mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Zëvendëskryeministri vuri në dukje se takimi i tij me palën e Haftarit në shtator ishte më shumë një shqetësim për ekonominë libiane që kishte të bëjë me heqjen e bllokimit të eksporteve të naftës dhe pasqyrimin e kësaj mbi të ardhurat si dhe në lidhje me domosdoshmërinë e ringjalljes së ekonomisë libiane.



Lajme të ngjashme