Zarif: Irani nuk do të bie në gracën e mbështetësve të luftës dhe sionistëve radikalë

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Jawad Zarif tha se vendi i tij nuk do të bie në grackën e mbështetësve të luftës dhe sionistëve radikalë.

1537515
Zarif: Irani nuk do të bie në gracën e mbështetësve të luftës dhe sionistëve radikalë

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Jawad Zarif tha se vendi i tij nuk do të bie në grackën e mbështetësve të luftës dhe sionistëve radikalë.

Zarif komentoi vrasjen e shkencëtarit iranian Muhsin Fahrizade në një mesazh të postuar në grafikë nga llogaria e tij në rrjetin social Instagram.

Shefi i diplomacisë iraniane argumentoi se udhëheqësit dhe mbështetësit e politikës të presionit maksimal të mundur kundër Iranit po përpiqen të përshkallëzojnë tensionet në ditët e fundit të administrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump dhe se kjo kishte për qëllim shkatërrimin e atmosferës së krijuar për heqjen e sanksioneve.

Ai tha se vizitat e Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo në rajon, bisedimet me Princin e Kurorës Saudite Mohammed Bin Selman dhe Kryeministrin izraelit Binyamin Netanyahu ishin brenda kornizës së një komploti të ekspozuar me vrasjen e Fahrizade.

Zarif pretendoi se lufta psikologjike dhe fushata e kundërzbulimit e kryer njëkohësisht me vrasjen e Fahrizade gjithashtu u shërbeu qëllimeve të Netanyahut, Pompeo dhe Bin Selman për të rritur tensionet.

“Populli dhe autoritetet iraniane nuk do të bien në grackën e terroristëve ndërkombëtarë dhe mbështetësve famëkeq të luftës dhe sionistëve radikalë. Irani do të ruajë unitetin dhe integritetin e tij për të siguruar fitimet e rezistencës ndaj Trumpit dhe partnerëve të tij në luftën ekonomike”, bëri të ditur Zarif.

 


Lajme të ngjashme