Vritet komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Muslim Sehdan

Muslim Sehdan, një prej komandantëve të Gardës Revolucionare të Iranit u vra në një sulm ajror në provincën Deyrizor, që ndodhet në kufirin e Irakut me Sirinë.

1537389

Sehdan dhe rojet e tij, të hënën në mëngjes, afër fshatit Suveyiyye në rrethin Elbukemal, në lindje të Deyrizori, u sulmuan nga një avion luftarak i panjohur pak pasi ata kaluan në Siri përmes Irakut. Sehdan dhe 3 rojet e tij gjetën vdekjen në këtë sulm.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin ajror.

Vlen të përmendet se tërheq vëmendjen fakti që sulmi ndodhi tre ditë pas vrasjes së Muhsin Fahrizade, një nga emrat kryesorë në programin bërthamor të Iranit.

Territoret e Deyrizorit në lindje të lumit Eufrat, janë të pushtuara nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme