Ushtria azerbajxhanase hyri pas 28 vitesh në Laçin

Ushtria azerbajxhanase hyri në Laçin, që u çlirua nga pushtimi 28-vjeçar i Armenisë.

1537275
Ushtria azerbajxhanase hyri  pas 28 vitesh në Laçin

Ushtria azerbajxhanase hyri në Laçin, që u çlirua nga pushtimi 28-vjeçar i Armenisë.

Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të firmosur ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë në 10 nëntor kishin ndaluar përleshjet në Karabakun Malor dhe Armenia kishte pranuar disfatën përballë Azerbajxhanit. Pas largimit të mëparshëm nga Kelbexheri dhe Agdami, Armenia u tërhoq nga Laçini në orën 24.00 sipas orës lokale.

Në operacionin e ushtrisë azerbajxhanase që filloi më 27 Shtator, Armenia pranoi disfatën pas çlirimit të 5 qendrave të qyteteve, 4 qytezave dhe 286 fshatrave nga ana e Azerbajxhanit dhe nënshkroi një marrëveshje që parashikonte evakuimin e provincave të pushtuara të Agdamit, Laçinit dhe Kelbexherit.

Ushtria armene u tërhoq nga Agdami më 20 nëntor dhe nga Kelbexheri më 25 nëntor.
 

 


Lajme të ngjashme