Merkel përshëndetë kthimin e anijes sizmike turke “Oruç Reis” në Portin e Antalies

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se kthimi i anijes sizmike “Oruç Reis” në Portin e Antalies është një shenjë e mirë para samitit të Bashkimit Evropian (BE).

1537356

"Kthimi i anijes Oruç Reis në portin turk është një shenjë e mirë para samitit", tha Angela Merkel si pjesë e fjalës së saj të mbajtur në kuadër kryesimit të radhës të BE-së nga ana e Gjermanisë.

Merkel tha se çështja do të merret në konsideratë në samitin që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor.

Duke theksuar se Turqia është vendi që pret më shumë refugjatë, Merkel tha: “Sa vështirësi kemi pasur në debatin për refugjatë brenda BE-së. Turqia meriton respekt në këtë drejtim. Ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim atë”.

Merkel përsëriti gjithashtu solidaritetin e saj me Greqinë dhe administratën grekoqipriote, anëtarë të BE-së.

Lajme të ngjashme