Sot skadon afati për kthimin e rajonit Lachin Azerbajxhanit

Sot skadon afati i fundit për dorëzimin e rajonit Lachin në Karabakun Malor, të cilin Erevani ka premtuar t’ia kthejë Baku-së sipas një marrëveshje të arritur për t'u dhënë fund armiqësive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

1536987
Sot skadon afati për kthimin e rajonit Lachin Azerbajxhanit

Sot është dita e fundit e afatit që i është njohur Armenisë për t’i dorëzuar Azerbajxhanit pas 28 vjetëve rajonin Lachin, të cilin Erevani e kishte pushtuar në vitin 1992.

 

Sipas marrëveshje së armëpushimit, të nënshkruar mes Azerbajxhanit dhe Armenisë me ndërmjetësimin e Rusisë, Erevani duhet t’i rikthejë Bakusë deri në orën 24.00 me orën lokale rajonin Lachin. Më parë Armenia kishte boshatisur rajonet Kalbajar dhe Agdam.

Afati skadon jo vetëm për tërheqjen e forcave armene, por edhe për popullsinë armene të vendosur në mënyrë të paligjshme në rajon.

Rajoni Lachin ndodhet në kufi me Armeninë dhe bashkë me rrethinat e tij formojnë Korridorin Lachin, i cili lidh Karabakun Malor me Armeninë. Rajoni ishte një nga shënjestrat e para të forcave armene në luftën e viteve 1990, për shkak të rëndësisë strategjike të kësaj rruge.

Forcat armene rajonin Lachin e kishin pushtuar më 18 maj, pas pushtimit të rajoneve Hankendi dhe Shusha.

Para pushtimit armen, më shumë se 65.000 azerbajxhanas jetonin në qytetin Lachin, 1 qytezë dhe në 125 fshatrat e këtij rajoni. Madje para pushtimit në rajon nuk ka pasur popullsi armene.

Në operacionin e ushtrisë azerbajxhanase, filluar më 27 shtator 2020, u çliruan 5 qendra qytetesh të mëdha, 4 qyteza dhe 286 fshatra. Armenia e pranoi humbjen dhe firmosi një marrëveshje armëpushimi, ku u zotua të boshatisë edhe rajonet e pushtuara Agdam, Lachin dhe Kalbajar.

Më 20 nëntor ushtria armene ishte tërhequr nga rajoni Agdam, kurse më 25 nëntor ishte tërhequr nga rajoni tjetër Kalbajar.

 


Lajme të ngjashme