"Bota duhet ta falënderojë Izraelin për vrasjen e Muhsin Fahrizade”

Një zyrtar izraelit tha se "bota duhet ta falënderojë Izraelin" për vrasjen e Muhsin Fahrizade, një figurë kryesore në programin bërthamor të Iranit.

1536774
"Bota duhet ta falënderojë Izraelin për vrasjen e Muhsin Fahrizade”

Një zyrtar izraelit tha se "bota duhet ta falënderojë Izraelin" për vrasjen e Muhsin Fahrizade, një figurë kryesore në programin bërthamor të Iranit.

Ndërkohë që vazhdon jehona e vrasjes së shkencëtarit iranian Fahrizade, tërheqin vëmendjen edhe deklaratat e një zyrtari të lartë izraelit, i cili u prononcua për gazetën amerikane “The New York Times” (NYT) në kushtet e anonimitetit.

Ndërsa udhëheqja izraelite ende nuk pranoi zyrtarisht vrasjen e Fahrizade, zyrtari izraelit pohoi që administrata e Tel-Aviv autorizoi vrasjen.

Duke bërë të ditur se kanë ndjekur Fahrizade në çdo hapë me vite të tëra zyrtari izraelit tha: “Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapat e nevojshëm kundër programit bërthamor të Iranit. Dëshira e Iranit për të pasur armë bërthamore, e formuar nga Zt. Fahrizade, paraqiste një kërcënim domethënës dhe bota duhet ta falënderojë Izraelin (për vrasjen e tij)”.

Fahrizade, një figurë kryesore në programin bërthamor të Iranit, u vra të premten në një sulm të armatosur ndaj automjetit të tij në rrethin Abserd të nënprefekturës Demavend të Teheranit.

Në një prezantim në prill 2018, Kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu përmendi veçanërisht emrin e Fahrizade, i cili njihet si arkitekti i programit bërthamor iranian.

Sipas gazetës izraelite “Yedioth Ahronot”, Netanyahu në një konferencë shtypi mbi çështjen theksoi rolin që luajti Izraeli në vrasjen e Fahrizade.

 


Lajme të ngjashme