“Policia gjermane ka ndihmuar ekipet e Rojës Bregdetare Greke në prapësimin e emigrantëve”

Pretendohet se policia gjermane, pjesë e Agjencisë së Sigurisë Kufitare të Bashkimit Evropian (BE) (FRONTEX), ka ndihmuar forcat e Rojës Bregdetare Greke në prapësimin e azilkërkuesve në ujërat territoriale turke.

1536240
“Policia gjermane ka ndihmuar ekipet e Rojës Bregdetare Greke në prapësimin e emigrantëve”

Pretendohet se policia gjermane, pjesë e Agjencisë së Sigurisë Kufitare të Bashkimit Evropian (BE) (FRONTEX), ka ndihmuar forcat e Rojës Bregdetare Greke në prapësimin e azilkërkuesve në ujërat territoriale turke.

Në një lajmë të revistës gjermane “Der Spiegel” thuhet se Drejtori i FRONTEX, Fabrice Leggeri raportoi pranë Komisionit Evropian se policia gjermane ka qenë e përfshirë në prapësime të paligjshme në Detin Egje të paktën një herë.

Sipas artikullit të revistës gjermane, më 10 gusht në orën 06:00 me orën lokale nga pika greke e vrojtimit "Praso" u përcaktua një gomone me emigrantë, e cila gjendej qartë në ujërat territoriale greke.

Raportohet se të gjitha anijet në afërsi u njoftuan dhe 15 minuta më vonë anija gjermane "Uckermark" arriti në vendndodhjen e gomones.

Policia gjermane ndaloi gomonen, e cila transportonte 40 persona, dhe në vend që të shpëtonte azilkërkuesit duke i marrë në bord sipas udhëzimeve ajo priti që forcat e Rojës Bregdetare Greke të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Në lajmë thuhet se emigrantët, përfshirë gratë dhe fëmijët, u mbajtën për gjysmë ore në këtë mënyrë, ndërsa policia gjermane parandaloi që gomonia të vazhdonte rrugën e saj derisa oficerët grekë të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Se çfarë nënkupton kjo është e paraqitur qartë në një fotografi të bërë nga forcat e Rojës Bregdetare Turke, e cila arriti në vendin e ngjarjes 2 orë më vonë.

“Në fotografi duket se si 40 emigrantë u shpëtuan nga një gomone nga forcat turke të sigurisë. Emigrantët u tërhoqën qartë në ujërat tokësore turke nga forcat greke të mbrojtjes kufitare. Ata ishin viktima të një prapësimi të paligjshëm”, thuhet në artikull.

“Pas këtij incidenti, policia gjermane dërgoi një email në Qendrën e Koordinimit Detar në Pire, duke pyetur për gjendjen e emigrantëve”, thuhet më tej në lajmin e revistës.

Ndërkaq në përgjigjen e dhënë nga autoritetet greke u tha se “Gomonia me emigrantë ndryshoi drejtim kur pa anijen e Rojës Bregdetare Greke dhe u kthye në Turqi”, ndërsa në raportin në lidhje me ngjarjen u tha se “është penguar hyrja e emigrantëve në vend”.

Në lajmë bëhet e ditur se kur FRONTEX kërkoi informacion në lidhje me incidentin, autoritetet greke cituan situatën duke thënë: "Masat e mbrojtjes së kufirit janë marrë për të parandaluar që emigrantët të shkojnë në ishullin e Samos".

Ndërsa Ministria e Brendshme gjermane në një deklaratë për agjencinë gjermane të lajmeve tha se forcat gjermane të sigurisë vepruan si pjesë e operacionit “Poseidon” të FRONTEX dhe policët që shërbenin atje ishin në dispozicion të autoriteteve greke.

Deklarata tha se oficerët gjermanë kishin përcjellë informacione në lidhje me incidentin tek autoritetet greke dhe FRONTEX në përputhje me rregulloret, ndërsa vihet në dukje se deri më tani nuk ka asnjë informacion të besueshëm ose prova që ky incident duhet të shihet si prapësim i emigrantëve.

 


Lajme të ngjashme