Francë - Protestuesit në Paris kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Macron

Gjatë protestave të organizuara në kryeqytetin Paris demonstruesit, që mbanin mbishkrime kundër projektligjit dhe dhunës policore, brohorisnin "(Presidenti Emmanuel) Macron jep dorëheqjen".

1536268
Francë - Protestuesit në Paris kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Macron

Gjatë protestave të organizuara në kryeqytetin Paris demonstruesit, që mbanin mbishkrime kundër projektligjit dhe dhunës policore, brohorisnin "(Presidenti Emmanuel) Macron jep dorëheqjen".

Në këto manifestime u jetuan përleshje midis policisë dhe demonstruesve. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa demonstruesit i vunë zjarrin një kafeneje dhe shumë kontejnerëve mbeturinash dhe automjeteve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, 46.000 njerëz morën pjesë në demonstratë në kryeqytet.

Ndërkaq në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Policisë së Parisit bëhet e ditur se gjatë protestave u ndaluan 9 persona.

Policia gjithashtu përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve gjatë demonstratave në qytetin Lyon. Disa demonstrues dhe një polic u plagosën në këto protesta.

Projektligji i sigurisë, i cili është kritikuar për shkeljen e lirisë së shtypit dhe rritjen e dhunës policore, u miratua në Asamblenë Kombëtare. Ai do t’i paraqitet Senatit për miratim në janar 2021.

Ky projektligj parashikon një dënim me 1 vit burg dhe një gjobë deri në 45.000 euro për ata që publikojnë imazhe të forcave të sigurisë, ndërsa "droni" si dhe kamerat e përdorura nga forcat e sigurisë në krye të detyrës, mund të përdoren për të monitoruar njerëzit në demonstrata.

Pas përdorimit të dhunës në demonstratat e jelekëve të verdhë kundër reformës së pensioneve që u përhapën në mediat sociale, ndaj efektivave të policisë në Francë kanë filluar hetimet.

Bilanci i dhunës policore në protestat e jelekëve të verdhë zbulon se policia në vend është e dhunshme dhe përdor forcë joproporcionale.



Lajme të ngjashme