Katër civilë azerbajxhanas humbën jetën si pasojë e minës së kurthuar nga ushtarët armenë
Si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur nga Armenia humbën jetën 4 civilë azerbajxhanas.
1536050

Si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur nga Armenia humbën jetën 4 civilë azerbajxhanas.
Në deklaratën e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit bëhet e ditur se një automjet kaloi mbi një minë në fshatin Asagi Seyitahmetli në provincën Fuzuli, që u çlirua nga pushtimi armen në 21 Tetor.
Si pasojë e shpërthimit të minës humbën jetën 4 civilë azerbajxhanas që ndodheshin në automjet.
Bëhet e ditur se mina që shpërtheu ishte kurthuar nga forcat armene gjatë tërheqjes nga rajoni dhe ishte një minë antitank.