Raporti i Ombudsmanit të Turqisë për krimet armene në Karabak

Institucioni i Avokatit të Popullit në Turqi (KDK) ka përgatitur një raport mbi shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer nga ushtria armene në Karabakun Malor.

1535732
Raporti i Ombudsmanit të Turqisë për krimet armene në Karabak

Institucioni i Avokatit të Popullit në Turqi (KDK) ka përgatitur një raport mbi shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer nga ushtria armene në Karabakun Malor.

 

Ombudsmani turk, Sheref Mallkoç (Şeref Malkoç) tha se, duke filluar nga kjo javë, raportin mbi krimet e luftës së kryera nga Armenia në tokat e okupuara azerbajxhanase ata do ta dërgojnë tek autoritetet dhe institucionet përkatëse në Turqi dhe në botë si dhe tek komisionet parlamentare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për të drejtat e njeriut.

Në një prononcim që ka bërë në lidhje me raportin në fjalë, Mallkoç theksoi që Avokatët e Popullit kanë dy misione kryesore, i pari është që të veprojnë si ndërmjetës në zgjidhjen e problemeve midis qytetarëve dhe institucioneve publike, dhe i dyti të kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ai tha se gjatë përgatitjes së raportit, ai udhëtoi personalisht në Azerbajxhan dhe vizitoi vendbanimet civile që u goditën dhe u dëmtuan nga sulmet e ushtrisë armene.

“Në vizitën që realizuam në Azerbajxhan ne inspektuam kryesisht vendbanimet civile jashtë zonave ku ishin zhvilluar luftime si: Goranboy, Terter, Ganja, Agdam dhe madje shkuam edhe në vendbanimet që ndodhen në afërsi të kryeqytetit Baku dhe ku forcat armene kishin qëlluar me raketa. Megjithëse rajonet Ganja dhe Terter ishin disa kilometra larg zonës së konfliktit të armatosur, ato ishin goditur me raketat e lëshuara nga Armenia”,- u shpreh Mallkoç dhe shtoi se si pasojë e këtyre sulmeve humbën jetën 94 civilë azerbajxhanas dhe u plagosën 414 të tjerë.

“Të gjithë dëshirojmë që të mos ketë luftë, por për arsye të vetëmbrojtjes legjitime apo për arsye të tjera në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, mosmarrëveshjet mund të kthehen në një front lufte. Por të godasësh (me raketa) vendbanimet civile që ndodhen 100-150 kilometra larg nga fronti i luftës përbëjnë një krim kundër njerëzimit dhe një veprim i tillë është shkelje e të drejtave që parashikon Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa e Gjenevës”,- theksoi Ombudsmani turk.

Mallkoç vuri në dukje se gjatë inspektimeve që kishin bërë në Azerbajxhan ata kishin dëshmuar nga afër pasojat e tmerrshme të sulmeve armene.

“Ne biseduam me të afërmit e civilëve të vrarë, biseduam me të plagosurit, me fëmijët e mbetur jetimë. Vizituam shkollat, shtëpitë dhe faltoret e shkatërruara nga këto sulme dhe dokumentuam përdorimin e armëve dhe bombave të ndaluara. Të gjitha këto i kemi sqaruar në raport”, shtoi ai. 

Mallkoç vuri në dukje se raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit të Turqisë përbëhet nga 7 pjesë. Disa prej të cilave janë: "Problemi i Nagorni-Karabakut", "Verifikime të bëra si rezultat i inspektimeve në vend”, “Vlerësimi i konfliktit nga perspektiva e të drejtave të njeriut".

Gjithashtu në raport kemi vendosur edhe një tabelë kronologjike të sulmeve të kryera nga forcat e armatosura armene, fotografi të civilëve të vrarë si pasojë e sulmeve të ushtrisë armene. Ne inspektuam veç e veç vendet ku janë martirizuar civilët,- sqaroi Mallkoç.

“Me raportin që kemi përgatitur si Institucion i Avokatit të Popullit ne duam të lëmë një shënim në histori në përpjekje për të siguruar që ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, ata që kanë masakruar civilët të gjykohen në gjykatat ndërkombëtare për vrasjen e civilëve, foshnjave, fëmijëve, grave dhe të moshuarve në 1.00 të natës. Ky raport do t'u dërgohet të gjitha institucioneve dhe organizatave të të drejtave të njeriut në vend dhe jashtë vendit, ombudsmanëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Do t’ua dërgojmë raportin edhe komisioneve parlamentare të të drejtave të njeriut të vendeve anëtare të BE-së si dhe në Azerbajxhan”,- vijoi Mallkoç.

Sheref Mallkoç tha se duke përgatitur një raport të tillë ata ishin përpjekur për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre në emër të njerëzimit dhe të drejtave të njeriut dhe se këtej e tutje u takon institucioneve të tjera ndërkombëtare për ta marrë në shqyrtim çështjen.

Patjetër që edhe organizatat dhe institucionet e tjera botërore janë gjithashtu përgjegjëse për të nxjerrë para drejtësisë (prokurorëve dhe gjykatave) personat përgjegjës për këto krime, vrasësit e civilëve dhe ata që kanë vepruar në kundërshtim me Konventën e Gjenevës, Kartën Evropiane të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Deklaratën Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, shtoi ai.

Malkoch tha se Armenia beson se megjithëse ka kryer krime lufte, ajo nuk do të fajësohet, nuk do t’i kërkohet llogari për ato që ka bërë, por ajo harron diçka se bota tashmë ka ndryshuar dhe as Azerbajxhani, e as Turqia nuk janë Azerbajxhani dhe Turqia e dikurshme. Armenia beson se përsëri do të mbrohet nga ata që e nxitën atë të kryejë veprime të tilla, por ky raport që kemi përgatitur ne do të jetë një provë në gjykimin ndërkombëtar që do të bëhet për dënimin e Armenisë për krimet e kryera kundër njerëzimit, shtoi ai.

Sheref Mallkoç vuri në dukje se me tërheqjen e forcave armene nga tokat e okupuara azerbajxhanase, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 nëntor, dolën në dritë se përmasat e shkatërrimit të madh që ka shkaktuar Armenia në rajonet e okupuara. Armenët kanë kryer krime edhe kundër trashëgimisë kulturore e historike në Shusha, Agdam, Terter dhe Kalbajar duke shkatërruar varrezat myslimane dhe duke i kthyer xhamitë historike në ahure derrash. Si mund të ndodhë kjo? Duhet kërkuar patjetër llogari për masakrën e përgjakshme në Hoxhali, për të gjitha këto në mënyrë që askush të mos guxojë të bëjë krime të ngjashme në të ardhmen, shtoi ai.

Raporti i përgatitur nga Ombudsmani i Turqisë konstaton se forcat e armatosura armene kishin bombarduar vendbanimet civile të ndodhura larg vijës së frontit duke përdorur municione të ndaluara, të tilla si bomba thërrmuese, dhe se kjo përbën një krim lufte sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.

Fotografitë e zonave të banuara civile të goditura nga raketat që përmban raporti shpalosin para syve rrënimin e shkaktuar. Raporti thekson gjithashtu se 3.410 shtëpi private, 120 ndërtesa banimi për shumë familje (pallate) dhe 512 objekte civile janë dëmtuar rëndë nga sulmet armene.

Raporti përmban gjithashtu intervista me të afërmit e atyre që humbën jetën si pasojë e sulmeve armene.

“Ne u njohëm me tezen e Nilay-it 2 vjeçe, e cila humbi prindërit dhe gjyshen e saj në sulm. Nëna e Nilay-it ishte shtatzënë dhe Nilay, e cila humbi vëllain e saj të palindur, vazhdimisht qante dhe pyeste për nënën e saj”,- rrëfen tezja e Nilay-it sipas informacionit që përcjell raporti në lidhje me një vizitë të realizuar nga Ombudsmani në një shtëpi në rajonin Ganja.

 


Lajme të ngjashme