“Der Spiegel”: Frontex është në dijeni se Greqia prapëson azilkërkuesit në ujërat turke

Pretendohet se Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm, Frontex është në dijeni se Greqia prapëson në ujërat territoriale turke azilkërkuesit që dëshirojnë të shkojnë në Evropë.

1535570

Revista gjermane “Der Spiegel” në lajmin e titulluar "Si e mashtroi publikun Leggeri, bosi i Frontex?" shpjegon se si Greqia i shtyn refugjatët në ujërat turke.

Në lajm pretendohet se janë qasur në shkrimet e brendshme të Frontexit.

Sipas këtyre shkëmbime shkrimesh bëhet e ditur se Drejtori i Frontex-it, Fabrice Leggeri e di që Greqia prapëson azilkërkuesit në ujërat turke, por ka penguar që kjo të vihet në veprim (të bëhet publike).

Në dokumente theksohet se autoritetet e Frontexit i kanë dokumentuar këto prapësime, madje disa fotografi të ngjarjes në fjalë janë dërguar në seli në Varshavë.

Theksohet se Leggeri nuk i ka përmendur këto të vërteta tek deputetët e Parlamentit Evropian.

Revista “Der Spiegel” edhe më parë ka publikuar lajme të ngjashme dhe pamje ku roja bregdetare e Greqisë shtyn refugjatët përsëri në det.

Pas këtyre lajmeve, Institucioni Ombudsman i Bashkimit Evropian kishte nisur një hetim kundër Frontexit.

Lajme të ngjashme