Azerbajxhani i dërgon Francës Notë Proteste
Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit njoftoi se ambasadori francez në Baku, Zacharie Gross është thirrur në ministri, ku i është dorëzuar një Notë Proteste për shkak të rezolutës së Senatit të Francës.

Azerbajxhani i ka dërguar një Notë Proteste Francës për shkak të rezolutës së Senatit të Francës në lidhje me Karabakun Malor.
Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi në një deklaratë se ambasadori francez në Baku, Zacharie Gross është thirrur në ministri, ku i është dorëzuar Nota e Protestës.
Zyrtarët e ministrisë e kanë informuar ambasadorin Gross në lidhje me Notën e Dorëzuar si reagim ndaj rezolutës së Senatit të Francës, që ishte një rezolutë në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1993.
Ambasadori Gross ka thënë se Notën e Protestës së Azerbajxhanit ai do t'ua përcjellë autoriteteve përkatëse në vendin e tij.
Të mërkurën Senati francez miratoi një rezolutë që njeh të ashtuquajturën qeveri armene të Karabakut Malor.