Komiteti Kushtetues Sirian do të mblidhet në Gjenevë më 30 nëntor

Zëvendëspërfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Khawla Matar tha se anëtarët e "grupit të vogël" të Komitetit Kushtetues Sirian planifikojnë të takohen në Gjenevë të Zvicrës mes datave 30 nëntor - 4 dhjetor.

1534616
Komiteti Kushtetues Sirian do të mblidhet në Gjenevë më 30 nëntor

Zëvendëspërfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Khawla Matar tha se anëtarët e "grupit të vogël" të Komitetit Kushtetues Sirian planifikojnë të takohen në Gjenevë të Zvicrës mes datave 30 nëntor - 4 dhjetor.

Duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për procesin politik, Matar tha se Komiteti Kushtetues nuk mund të zgjidhë vetëm krizën siriane dhe për këtë arsye palët dhe aktorët ndërkombëtarë duhet të mbështesin punën e Komitetit.

Khawla Matar theksoi se ata nuk është arritur progres i dëshiruar në lirimin e të burgosurve, ndërsa tha se çështja e të burgosurve dhe viktimave është shumë e rëndësishme për ndërtimin e besimit midis palëve.

“Anëtarët e "grupit të vogël" të Komitetit Kushtetues Sirian planifikojnë të takohen në Gjenevë mes datave 30 nëntor - 4 dhjetor”, tha Matar, ndërsa shtoi se takimi i radhës i Komitetit pritet të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Zëvendëskoordinatori Rajonal për Ndihma Humanitare të OKB-së Ramesh Rajasingham informoi Këshillin për situatën humanitare në Siri.

“Të paktën 3 milionë njerëz të zhvendosur në Siri këtë dimër do të kenë nevojë për ndihmë humanitare të tilla si strehimore, batanije dhe veshje”, tha Rajasingham, ndërsa bëri të ditur se shiu dhe ujërat e përmbytjeve në perëndim të Halepit kanë dëmtuar qindra çadra.

Rajasingham gjithashtu vuri në dukje se do të ketë mungesë të karburanteve për ngrohje ndërsa moti ftohet dhe se sirianët që qëndrojnë në kampe janë të shqetësuar se karburantet që ata gjejnë për t'u ngrohur do të shkaktojnë zjarre në tendë dhe helmime.

Ai gjithashtu vuri në dukje se pas një armëpushimi të arritur në mars 240.000 njerëz të zhvendosur u kthyen në shtëpitë e tyre në jug të Idlibit dhe në perëndim të Halepit, por këto rajone u sulmuan përsëri.



Lajme të ngjashme