Këshilli i Shtetit në Francë miraton vendimin e gjykatës për mbylljen e xhamisë Pantin

Këshilli i Shtetit në Francë miratoi mbylljen e xhamisë Pantin për 6 muaj me urdhër të gjykatës.

1534640
Këshilli i Shtetit në Francë miraton vendimin e gjykatës për mbylljen e xhamisë Pantin

Këshilli i Shtetit në Francë miratoi mbylljen e xhamisë Pantin për 6 muaj me urdhër të gjykatës.

Në një deklaratë të bërë nga Këshilli i Shtetit thuhet se mendohet që komentet dhe idetë e bëra në mediat sociale nga imami i xhamisë Pantin kanë shkaktuar provokime dhe se mbështet vendimi i gjykatës përkatëse me arsyetimin se mbyllja e vendit të adhurimit lidhet me rrezikun e terrorizmit, dhunës, urrejtjes ose diskriminimit.

Në mes tjerash theksohet se postimet, idetë dhe veprimet e hoxhallarëve që punonin në xhami në media sociale mbajnë përgjegjës administratën e xhamisë dhe se ajo mund të hapet për adhurim nëse administrata ndërmerr hapa për të korrigjuar situatën.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm Gerald Darmanin njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se Këshilli i Shtetit ka mbështetur vendimin për të mbyllur “BarakaCity”, një organizatë joqeveritare myslimane për të cilën ai thotë se është nxitëse e urrejtjes dhe ka lidhje me lëvizjet radikale islamike.



Lajme të ngjashme