Azerbajxhani reagon ndaj vendimit provokues të Francës

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit deklaroi se vendimi i Senatit të Francës për njohjen e të ashtuquajturës "Republika e Karabakut Malor" është "e njëanshme" dhe "provokim".

1534781
Azerbajxhani reagon ndaj vendimit provokues të Francës

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit deklaroi se vendimi i Senatit të Francës për njohjen e të ashtuquajturës "Republika e Karabakut Malor" është "e njëanshme" dhe "provokim".

Në deklaratën e bërë nga Ministria u vlerësua vendimi i Senatit të Francës  që njeh të ashtuquajturën "Republika e Karabakut Malor".

Duke bërë të ditur se vendimi në fjalë u propozua nga senatorët mbështetës së Armenisë, në deklaratë shkruhet: “Miratimi i një vendimi të njëanshëm nga Senati i Francës mund të pranohet si një provokim”.

Në deklaratë bëhet e ditur se vendimi në fjalë nuk përbën asnjë obligim gjyqësor dhe shtohet: “Miratimi i një vendimi të tillë nga ana e një vendi që sipërmerr rol ndërmjetësues zgjon dyshime serioze mbi asnjanësinë. Ky vendim minon edhe reputacionin e Francës për një ndërmjetësim të drejtë në popullin e Azerbajxhanit”.

Gjithashtu theksohet se armenët e përdorin çështjen e Karabakut Malor përpara zgjedhjeve në Francë dhe referohet se qeveria franceze  mbështet tërësinë territoriale të Azerbajxhanit.

"Senati francez, në vend që të miratojë vendime të njëanshme, mund të ndihmojë në aktivitetet që i shërbejnë paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajon që janë si interesin e Francës ashtu edhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit", shkruhet në deklaratë.  

Senati francez miratoi të mërkurën njohjen e të ashtuquajturës "Republika e Karabakut Malor".

 



Lajme të ngjashme