Aliyev: Do të rindërtojmë të gjitha qytetet e shkatërruara nga Armenia në Karabak

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në fjalimin drejtuar kombit me rastin e çlirimit të Kelbexherit tha se ky qytet, që është territori historik i Azerbajxhanit, është një prej qyteteve më të mëdha të vendit.

1534439
Aliyev: Do të rindërtojmë të gjitha qytetet e shkatërruara nga Armenia në Karabak

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në fjalimin drejtuar kombit me rastin e çlirimit të Kelbexherit tha se ky qytet, që është territori historik i Azerbajxhanit, është një prej qyteteve më të mëdha të vendit.

Duke theksuar se kishat dhe xhamitë në Kelbexher janë pasuritë historike të Azerbajxhanit, Aliyev vuri në dukje se kishat këtu i përkasin periudhës së shtetit të Albanisë së Kaukazit të dhe se "historianët mashtrues armenë" përpiqen t'i tregojnë ato si të tyret.

Presidenti i Azerbajxhanit reagoi ndaj deklaratave të disa vendeve perëndimore në lidhje me shqetësimet mbi vendet e shenjta të krishtera në rajonet e çliruara nga pushtimi i Armenisë në Karabakun Malor dhe u këshilloi atyre të shikojnë xhamitë e djegura në Agdam, ShuSha, Zengilan, Cebrail dhe Fuzuli.

"Këto xhami ose u shkatërruan, ose u përdorën si stalla derrash. Pse kjo nuk shkaktoi shqetësim? Pse askush përveç nesh nuk e ka ngritur në rend këtë çështje për 30 vjet? Unë vazhdimisht e kam ngritur këtë çështje në rend të ditës në takimet ndërkombëtare dhe në kontakte me homologët e mi të huaj. Njerëzit e Azerbajxhanit duan përgjigje për këto pyetje. Por ne e dimë përgjigjen. Prandaj, ata që duan të ndërhyjnë në punët tona ose të na fajësojnë neve duhet së pari të shikojnë veten në pasqyrë”, tha Aliyev.

Duke deklaruar se rajoni Kelbexher ka një natyrë magjepsëse dhe një trashëgimi të pasur kulturore, Aliyev vuri në dukje gjithashtu se armenët kryen terror mjedisor kundër Azerbajxhanit duke ndryshuar drejtimin e lumenjve që kalojnë në të.

“Ne do ta rindërtojmë Kelbexherin. Armiku ka bërë shkatërrim kudo. Ne do t'i rindërtojmë të gjitha përsëri. Armiku ka kryer gjithashtu ndërtime të paligjshme në Kelbexher. Njerëz nga Armenia dhe vendet e huaja u vendosën atje në mënyrë të paligjshme. Ky është një krim lufte sipas Konventës së Gjenevës. Ne do ta ngarkojmë armikun me përgjegjësi për të gjitha krimet e luftës, për të gjitha shkatërrimet e bëra. Ne do të gjallërojmë të gjitha qytetet dhe rajonet e çliruara. Ne kemi plane të mëdha për rindërtimin e këtyre zonave", u shpreh Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.



Lajme të ngjashme