Ushtria azerbajxhanase hyri pas 27 vitesh në Kelbecer

Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të firmosur ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë në 10 nëntor ishin ndalur përleshjet në Karabakun Malor dhe Armenia kishte pranuar disfatën përballë Azerbajxhanit.

1533940
Ushtria azerbajxhanase hyri pas 27 vitesh në Kelbecer

 

Ushtria azerbajxhanase hyri në Kelbecer, që për 27 vite ka qenë i pushtuar nga Armenia.

Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të firmosur ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë në 10 nëntor kishin ndaluar përleshjet në Karabakun Malor dhe Armenia kishte pranuar disfatën përballë Azerbajxhanit.  

Sipas marrëveshjes Armenia kishte pranuar të tërhiqet nga 7 rajone të Karabakut Malor.

Armenisë i ishte kërkuar që të dorëzohej Kelbeceri deri më 15 nëntor por për shkak të kushteve të vështirave gjeografike të rajonit dhe mundësive të kufizuara të transportit ky afat ishte shtyrë deri në 25 nëntor me kërkesën e Erevanit.

Në pamjet e publikuara në median sociale dhe në lajmet ruse, armenët që jetonin në rajone të ndryshme të Kelbecerit përpara se të largoheshin u kishin vënë zjarrin shtëpive, shkollave dhe ndërtesave publike si dhe kishin shkatërruar disa struktura.

Me skadimin e afatit të dhënë Armenisë, ushtria azerbajxhanase hyri në Kelbecer.

 


Lajme të ngjashme