Ushtarët azerbajxhanas ndihmojnë civilët armenë që nuk kanë mundur të evakuohen

Sipas marrëveshjes që i dha fund konflikteve në Karabakun Malor, civilët dhe ushtarët armenë, që jetojnë në territoret të cilat i përkasin Azerbajxhanit vazhdojnë të largohen nga rajoni.

1533968
Ushtarët azerbajxhanas ndihmojnë civilët armenë që nuk kanë mundur të evakuohen

Sipas marrëveshjes që i dha fund konflikteve në Karabakun Malor, civilët dhe ushtarët armenë, që jetojnë në territoret të cilat i përkasin Azerbajxhanit vazhdojnë të largohen nga rajoni.

 

Ushtarët azerbajxhanas po ndihmojnë civilët të largohen nga rajoni.

Para një kohë të shkurtër u vu re se armenët dogjën shtëpitë, ndërtesa publike që kishin evakuuar si dhe pyjet.

Pavarësisht kësaj ushtarët azerbajxhanas ndihmojnë armenët që nuk mund të largoheshin në kohë.

Në një pamje në median sociale, shihet se disa civilë armenë që nuk ishin në gjendje të evakuonin shtëpitë e tyre në kohë (sipas afatit të përcaktuar në marrëveshje) në fshatin Abdal Gulablı të provincën së Agdamit, kërkuan ndihmë nga ushtarët azerbajxhanas.

Komandanti azerbajxhanas që vihet se në video, u tha civilëve armenë që hasi se "Nëse dëshironi, mund të qëndroni këtu si qytetarë të Azerbajxhanit. Nëse dëshironi, mund të shkoni. Askush nuk do t'ju trajtojë keq. Ne ju kemi ndihmuar edhe më parë. Ne ju kishim përcjellë me respekt".

Civilët armenë konfirmuan gjithashtu ato që tha komandanti dhe i falënderuan ushtarët azerbajxhanas.

Në pamjet më vonë duken ushtarët azerbajxhanas që mbartnin sendet e civilëve armenë në një kamion për transport.

Suksesi i arritur nga ushtria azerbajxhanase në operacionin e Karabakut Malor, që filloi më 27 shtator e detyroi Armeninë të nënshkruante një armëpushim në 10 nëntor.

Forcat e armatosura armene ishin tërhequr nga Agdami më 20 nëntor, në përputhje me armëpushimin e nënshkruar.

Meqenëse Armenia nuk mundi të evakuonte në kohë Kelbecerin, që supozohej të dorëzohej më 15 nëntor, duke kërkuar një periudhë shtesë 10-ditore nga Azerbajxhani, ajo premtoi të dorëzojë territoret e pushtuara më 25 nëntor.

Armenia gjithashtu do t’i dorëzojë Laçinin Azerbajxhanit deri në 1 dhjetor.

 


Lajme të ngjashme