Afganistan – 4 të vrarë dhe 13 të plagosur në dy sulme të ndara

Në dy sulme të ndara në Kandahar dhe Lahor të Afganistanit u vranë 4 persona.

1534271
Afganistan – 4 të vrarë dhe 13 të plagosur në dy sulme të ndara

Katër persona u vranë dhe 13 u plagosën, 7 prej të cilëve policë, në 2 sulme të ndara të kryera në Provincën Kandahar të Afganistanit.

Si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes të vendosur në anë të rrugës në rrethin Panjwai të Kandaharit, u vranë katër persona dhe u plagosën 6-të të tjerë, në mesin e të cilëve 4 ishin fëmijë.

Një sulm tjetër ndodhi në rajonin Lahor.

Në sulmin e kryer me autobomë u plagosën 7 efektiva të policisë.

Përgjegjësinë e sulmit ende nuk e mori askush.


Fjalët Kyçe: #sulm , #Afganistan , #Lahor , #Kandahar

Lajme të ngjashme