Siri – 5 të vdekur në një sulm terrorist në Al-Bab
Si pasojë e aktivizimit të një bombe të vendosur në një automjet në provincën Al-Bab, në veri të Sirisë, kanë humbur jetën 5 civilë dhe janë plagosur 18 të tjerë.
1533471

Si pasojë e aktivizimit të një bombe të vendosur në një automjet në provincën Al-Bab, në veri të Sirisë, kanë humbur jetën 5 civilë dhe janë plagosur 18 të tjerë.
Zjarrfikëset u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes për të marrë nën kontroll flakët e zjarrit që shkaktoi shpërthimi i autobombës, ndërsa të plagosurit u transportuan për në spitalet e qytetit Al-Bab.
Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.
Si pasojë e shpërthimit, shumë automjete janë dëmtuar dhe kanë dalë jashtë përdorimit.
Forcat lokale të sigurisë dyshojnë se prapa sulmit qëndron organizata terroriste YPG/PKK.