Komanda e operacionit “Irini” pranoi se kontrolli i anijes turke ishte i “paligjshëm”

Qendra e komandës së operacionit “Irini” pranoi se kontrolli që iu bë anijes turke në Mesdhe ishte “i paligjshëm”.

1533245
Komanda e operacionit “Irini” pranoi se kontrolli i anijes turke ishte i “paligjshëm”

Qendra e komandës së operacionit “Irini” pranoi se kontrolli që iu bë anijes turke në Mesdhe ishte “i paligjshëm”.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga qendra e komandës së operacionit “Irini”, që ndodhet në Romë të Italisë, në lidhje me inspektimin e anijes turke, u tha se inspektimi "u zhvillua pa miratimin e shtetit nën flamurin e të cilit lundronte anija (Turqi).
“Operacioni Irini, që zhvillohet në kuadër të kornizës së zbatimit të Rezolutave 2292 dhe 2526 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB), zbarkoi në anijen e ngarkesave të përgjithshme "Roseline-A", e cila lundronte me flamur turk dhe kreu inspektime në lidhje me embargon e armëve kundër Libisë”, thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash pohohet se operacioni “Irini”” "bëri përpjekje të mira besimi" për të marrë miratimin e shtetit të flamurit në përputhje me rezolutat përkatëse të KS të OKB-së, ndërsa thuhet: “Në pamundësi për të marrë një përgjigje nga shteti i flamurit, ekipi i fregatës gjermane të Hamburgut zbarkoi në anije në ujërat ndërkombëtare rreth 160 milje detare në veri të Portit të Bengazit. Kapiteni dhe ekuipazhi i anijes ishin të hapur për bashkëpunim gjatë zbarkimit. Kur shteti i flamurit raportoi se nuk lejon kontrollin e anijes, operacioni “Irini” ndaloi aktivitetin e kërkimit, në të cilin nuk u gjet asnjë gjurmë të materialit të paligjshëm në bord, dhe anija u la të vazhdojë rrugën e saj”.

Deklarata vuri në dukje se sipas rezolutës përkatëse të OKB-së operacioni ishte pjesë e angazhimit të BE-së për të mbështetur Procesin e Berlinit për Libinë (janar 2020) dhe se ai kishte autoritetin për të kryer inspektime të anijeve në det të hapur të dyshuar për transportimin e armëve ose materialeve të lidhura me dhe nga Libia.

Ndërkohë, pavarësisht njoftimit të operacionit “Irini”, ndërhyrja e ashpër e ushtarëve gjermanë ndaj personelit u vu re në pamjet e xhiruara nga personeli i anijes me flamur turk dhe në pamjet e kamerave të sigurisë së anijes.

 


Lajme të ngjashme