Siri – Regjimi i Esadit gjatë 2 viteve të fundit ka torturuar deri në vdekje 98 opozitarë

Regjimi sirian duke bërë shkeljen e marrëveshjes së arritur me opozitarët ushtarakë përmes Rusisë në vitin 2018 në rajonin Dera ka vrarë 98 persona nën tortura në dy vitet e fundit.

1532511

98 persona, në mesin e të cilëve edhe 40 ish-ushtarë të regjimit të Esadit që u larguan nga ushtria e regjimit me fillimin e luftës civile në Siri, të cilët deshën të përfitojnë nga e drejta për “marrëveshje”, u arrestuan dhe u vranë nën tortura.

Dhjetëra banorë të Dera-s që aplikuan pranë regjimit për të përfituar nga armëpushimi i shpallur në 2018 vazhdojnë të mbahen të burgosur.

Regjimi dhe mbështetësit e tij me mbështetjen ajrore ruse më 20 qershor 2018 e filluan një operacion ushtarak kundër Dera-s së kontrolluar nga opozitarët.

Më 6 korrik 2018 Rusia dhe opozitarët ushtarakë ranë dakord për një marrëveshje të përhershme armëpushimi që përfshinë zonat në jug të Sirisë.

Marrëveshja përfshinte një artikull në të cilin ish-ushtarët dhe civilët që kërkonin pajtimin me regjimin do të gëzonin "të drejtën e amnistisë".

Lajme të ngjashme