SHBA-ja tërhiqet zyrtarisht nga Traktati mbi Qiejt e Hapur

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tërhoq zyrtarisht të dielën nga Traktati mbi Qiejt e Hapur (TOS), i cili rregullon kontrollin e armëve me Rusinë.

1532514
SHBA-ja tërhiqet zyrtarisht nga Traktati mbi Qiejt e Hapur

“Me skadimin e afatit 6-mujor të nevojshëm për zbatimin e vendimit, tërheqja e SHBA-së nga Traktati mbi Qiejt e Hapur hyri në fuqi që nga 22 nëntori 2020. Shtetet e Bashkuara nuk janë më palë e TOS-së”, njoftoi përmes një komunikate të shkruar ndihmëszëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Cale Brown, duke rikujtuar gjithashtu se administrata Trump e ka marrë këtë vendim më datë 22 maj 2020.

Rusia dhe SHBA-ja janë ndër 34 shtetet nënshkruese të Traktatit mbi Qiejt e Hapur, i cili lejon bërjen e fluturimeve zbuluese me avionë të paarmatosur me qëllim nxitjen e transparencës në veprimet ushtarake, lehtësimin e kontrollit të armëve dhe monitorimin e traktateve të tjera.

Traktati mbi Qiejt e Hapur shikohet si një masë për rritjen e besimit dhe sigurisë në hapësirën gjeografike të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ai ka filluar të firmoset nga shtetet anëtare në vitin 1992 dhe palë nënshkruese e tij është gjithashtu Turqia.



Lajme të ngjashme