ShBA – 2 të vdekur në një sulm me thikë në një kishë në Kaliforni

Dy persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një kishë në Kaliforni të ShBA-së, shkroi në «Twitter» kryebashkiaku i qytetit San Jose, Sam Liccardo.

1532498
ShBA – 2 të vdekur në një sulm me thikë në një kishë në Kaliforni

Kryebashkiaku i qytetit San-Hoze, Sam Liccardo tha në një deklaratë në «Twitter» se një sulm me thikë kishte ndodhur ndaj një kishe në këtë qytet të Kalifornisë.

Liccardo deklaroi se krahas dy të vdekurve, shumë njerëz kanë mbetur të plagosur rëndë në këtë sulm.

“Policia ka ndaluar një të dyshuar në lidhje me rastin”, kishte shkruar Liccardo, por më vonë ai e fshiu këtë postim.

Kryebashkiaku përcolli ngushëllimet e tij për familjet e dy personave që gjetën vdekjen nga sulmi.

Ndërkohë, në një deklaratë në rrjetet sociale, policia në San-Hoze tha se ka ndërhyrë në sulmin që ndodhi në Kishën Baptiste Grace.

Në deklaratë thuhet se disa nga të plagosurit janë në rrezik për jetën.

Policia theksoi se në momentin që ndodhi sulmi në kishë nuk mbahej asnjë ceremoni fetare. Në kishë ishin vetëm disa persona të pastrehë që ishin pranuar brenda për t'u mbrojtur nga të ftohtit.



Lajme të ngjashme