Macron bisedoi me Aliyev dhe Pashinyan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilloi nga një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Armenisë, Nikoll Pashinyan.

1531372

Në një deklaratë me shkrim nga Pallati Elysee, bëhet e ditur se në telefonatat që Macron bëri me Aliyev dhe Pashinyan, Franca shprehu përparësitë e marrëveshjes së armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se me marrjen fund të përleshjeve duhet të mbrohet populli i Karabakut Malor dhe duhet të rifillojnë përsëri me qëllim të mirë bisedimet për rikthimin e mijëra njerëzve që janë arratisur javët e fundit nga shtëpitë e tyre.

Citohet se Macron tha se do të sigurojë ndihmë humanitare në rajonin e Karabakut Malor dhe kërkoi marrjen e masave për të mbrojtur trashëgiminë fetare dhe kulturore.

Lajme të ngjashme