Armeni – Jep dorëheqjen edhe ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Armenisë, Davit Tonoyan ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga detyra që e ushtronte nga 2018.

1531345
Armeni – Jep dorëheqjen edhe ministri i Mbrojtjes

Jehona e disfatës së Armenisë në Karabakun Malor vazhdon të jetë ende e ashpër.

Erevani zyrtar po tronditet nga dorëheqjet e njëpasnjëshme.

Zyrtari i fundit që ka njoftuar dorëheqjen është ministri i Mbrojtjes së Armenisë, Davit Tonoyan, i cili qëndronte në këtë detyrë që nga viti 2018.

Për disa dekada Armenia mbante të pushtuara territoret azerbajxhanase dhe kohët e fundit kishte nisur të bënte sulme provokuese duke marrë në shënjestër civilët.

Pas këtyre zhvillimeve administrata e Bakusë ndërmori një ofensivë për çlirimin e territoreve të pushtuara dhe e shpartalloi ushtrinë armene.

Erevani e pranoi disfatën dhe filloi të marrë kritika të rënda nga opinioni i brendshëm.

 


Lajme të ngjashme