Trump urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku dhe Afganistani

Pas dekretit të Presidentit Trump, Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka filluar me planifikimin e tërheqjeve të trupave amerikane nga këto dy vende.

1529195
Trump urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku dhe Afganistani

Dekreti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump për të tërhequr trupat nga Afganistani dhe Iraku, arriti në Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), ndërsa bëhet e ditur se ka filluar edhe planifikimi në këtë drejtim.

Një zyrtar amerikan, i cili u prononcua për kanalin televiziv “CNN” pas pretendimeve se Trump do t’i reduktojë trupat amerikane në Irak dhe Afganistan në 2.500 ushtarë, tha: “Dekreti i Presidentit për të tërhequr trupat nga Afganistani dhe Iraku u pranua nga autoritetet e nevojshme. Tani po bëhen planet në lidhje me këtë udhëzim”.

Zyrtarët e mbrojtjes deklaruan për “CNN” se ishin në pritje të udhëzimi për reduktimin e trupave në të dy vendet në 2.500 ushtarë dhe bënë të ditur se urdhrat e planifikimit u janë dërguar komandantëve përkatës për të bërë tërheqjen deri më 15 janar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë 4.500 trupa në Afganistan dhe 3.000 në Irak.

 


Lajme të ngjashme