Sulm i armatosur në Nigeri, humbin jetën 11 persona
Persona të armatosur dhe me motor kryen një sulm në fshatin Albasu në shtetin e Kadunas ku për pasojë 11 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.
1529342

Si pasojë e një sulmi të armatosur në shtetin Kaduna të Nigerisë, një vend i Afrikës Perëndimore, humbën jetën 11 persona.
Persona të armatosur dhe me motor kryen një sulm në fshatin Albasu në shtetin e Kadunas ku për pasojë 11 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.
Nuhu Abubakar, një prej personave të njohur të fshatit, në një deklaratë që bëri tha se njerëzit e armatosur u larguan para se forcat e sigurisë të vinin në fshat.
Abubakar deklaroi se forcat e sigurisë filluan një hetim mbi sulmin në fjalë.
Për shkak të sulmeve të fundit në rritje me motoçikleta në vend, përdorimi i tyre në disa shtete është ndaluar.