Bozkir fton shkencëtarët turq Sahin dhe Tureci në sesionin special të OKB-së për COVID

Kryetari i Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) Volkan Bozkir, ftoi prof. Ugur Sahin dhe dr. Ozlem Tureci themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë “BioNTech”, e cila zhvilloi vaksinën kundër COVID-19.

1529040
Bozkir fton shkencëtarët turq Sahin dhe Tureci në sesionin special të OKB-së për COVID

 

Kryetari i Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) Volkan Bozkir, ftoi prof. Ugur Sahin dhe dr. Ozlem Tureci themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë “BioNTech”, e cila zhvilloi vaksinën kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), në samitin që do të mbahet më 3-4 dhjetor.

Në llogarinë e tij në Twitter, Bozkir tha se u takua me shkencëtarët turq Sahin dhe Tureci përmes videokonferencës dhe "i përgëzoi" ata për arritjet premtuese për të gjithë botën.

“Ata e pranuan ftesën time si folëse në sesioni special të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për COVID, të cilin unë do ta kryesoj më 3-4 dhjetor”, deklaroi Bozkir në llogarinë e tij në Twitter.

Vaksina e mundshme e “BioNTech” kundër COVID-19 u përshkrua si më shumë se 90 për qind efektive kundër koronavirusit.

 


Lajme të ngjashme