Rusia përfundon vendosjen e pikave vrojtuese në Karabakun Malor

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se ka përfunduar vendosjen e pikave të vëzhgimit përgjatë vijës së kontaktit në rajonin e Karabakut Malor sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

1528758

Armëpushimi po vëzhgohet përgjatë gjithë vijës së kontaktit, tha zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov në një konferencë për media në Moskë.

"Vendosja e pikave të vëzhgimit të paqeruajtësve rusë ka përfunduar në zonat ku po zhvillohet operacioni paqeruajtës përgjatë vijës së kontaktit. Ata monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës", tha ai.

“Armëpushimi kontrollohet nga njësitë paqeruajtëse që do të shërbejnë në 9 pika vëzhgimi të ngritura zonën ‘jugore’ të përgjegjësi dhe 9 pika të tjera vëzhgimi të ngritura në zonën ‘veriore’. Në korridorin Laçin ndodhen 7 pikë kalimtare vëzhgimi”, sqaroi zëdhënësi i Ministrisë.

Konashenkov gjithashtu shtoi se që nga 10 nëntori (kur hyri në fuqi armëpushimi) e deri tani nga Rusia janë realizuar në Karabakun Malor gjithsej 140 fluturime për të transportuar ushtarët rusë dhe automjetet ushtarake.

Lajme të ngjashme