Kërcënim dhe letër islamofobike ndaj një xhamie në Gjermani

Një xhamie në qytetin Mannheim në landin gjerman të Baden-Wurttemberg, iu dërgua një letër ofenduese kundër islamit dhe myslimanëve si dhe u raportua bombë përmes postës elektronike.

1527587

Në postën elektronike që iu dërgua xhamisë “Yavuz Sultan Selim” që varet nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) shkruhej: “Në xhami janë fshehur dy bomba, ato do të shpërthejnë sa më shpejt të jetë e mundur, xhamia do të kthehet në një pellg gjaku. Derrat myslimanë do të vdesin."

Ekipet e policisë, të cilat evakuuan xhematin, i cili kishte shkuar për namazin e xhumasë, morën masa sigurie përreth dhe kërkuan për bombë në xhami.

Duke bërë një deklaratë pas kërkimeve për bombë, policia njoftoi se në xhami nuk u gjetën bombë ose eksploziv.

Pasi u kuptua se raportimi ishte i pabazë, xhamia u rihap për adhurim.

Ismail Hakki Çakir, Kryetari i shoqatës së xhamisë “Yavuz Sultan Selim” që varet nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) kërkoi nga autoritetet gjermane që të zbulojnë përpjekje të tilla që shqetësojnë komunitetin mysliman dhe që të gjenden sa më shpejt të jetë e mundur ata që bënë këtë lloj nisme.

Lajme të ngjashme