SHBA – Mike Pompeo në turne vizitash në 7 vende, mes tyre edhe Turqia

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të fillojë të premten një turne vizitash jashtë vendit duke shkuar në 7 shtete, përfshi këtu Turqinë, Francën dhe Izraelin.

1525756
SHBA – Mike Pompeo në turne vizitash në 7 vende, mes tyre edhe Turqia

Pompeo vlerësoi agjendën e tij për gazetarët e pranishëm në konferencën javore për shtyp.

Ai bëri me dije se do të shkojë në një udhëtim gjithëpërfshirës jashtë shtetit me një sërë çështjesh të rëndësishme për të diskutuar.

“Që nga e premtja unë do të shkoj në Francë, Turqi, Gjeorgji, Izrael, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite. Në takimet që do të realizojmë, ne do të trajtojmë shumë çështje sipas vendeve”, saktësoi shefi i diplomacisë amerikane.

Mike Pompeo theksoi se me vendet e rajonit do të diskutojnë veçanërisht rreth paqes në Lindjen e Mesme dhe “normalizimit me Izraelin”, procese ku – siç tha ai – administrata Trump ka shënuar një ecuri të suksesshme.



Lajme të ngjashme