Gjermani – Seehofer: Qëndrimet antimyslimane kërcënojnë paqen shoqërore

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, deklaroi të martën se qëndrimet antimyslimane përbëjnë një kërcënim për myslimanët dhe paqen shoqërore në vend.

1525940
Gjermani – Seehofer: Qëndrimet antimyslimane kërcënojnë paqen shoqërore

Duke folur në Konferencën Islame Gjermane (DIK), Seehofer u shpreh thellësisht i tronditur nga sulmet terroriste në Dresden, Nisë, Paris dhe Vjenë.

Pasi vuri në pah se Berlini zyrtar po lufton fuqishëm kundër terroristëve dhe ekstremistëve, Seehofer falënderoi përfaqësuesit e shoqatave myslimane në Gjermani që i dënuan këto sulme.

Ai theksoi se sulmet terroriste kërcënojnë bazat e bashkëjetesës, stilin e jetesës dhe bashkëjetesën paqësore të feve në vend.

“Sulmet nuk e pengojnë shtetin që të bashkëpunojë me shoqatat myslimane në Gjermani. Projektet e filluara me shoqatat myslimane do të vazhdojnë”, precizoi ministri i Brendshëm.

Qeveria gjermane – vijoi ai – është vendosmërisht kundër të gjitha llojeve të ekstremizmit e dhunës dhe Komiteti i Pavarur i Ekspertëve për Armiqësinë kundër Myslimanëve është krijuar në vend pak kohë më parë.

“Qëndrimet antimyslimane, të cilat manifestohen qartë përmes urrejtjes e dhunës, përbëjnë një kërcënim për myslimanët dhe paqen shoqërore në vend. Ne s'do të lejojmë që terrorizmi dhe ekstremizmi të na nxjerrin nga shinat”, potencoi Seehofer.

Gjithashtu ai vlerësoi një program teologjik islam për hoxhallarët gjermanishtfolës si “një kontribut i rëndësishëm drejt parandalimit të radikalizimit”.

Sipas tij, projekti i financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme është “para të shpenzuara mirë për kohezionin shoqëror në Gjermani”.

Në fund të fjalës së rastit në Konferencën Islame Gjermane, ministri Seehofer falënderoi organizatat myslimane ombrellë për bashkërendimin e tyre që në fillim si “partner i besueshëm” në periudhën e vështirë të luftës kundër pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).



Lajme të ngjashme