Aliyev priti në takim delegacionin turk të kryesuar nga ministri i Jashtëm Çavusoglu

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi se "Gjatë 44 ditëve të operacionit (në Karabakun Malor), ne gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen e Turqisë".

1525742
Aliyev priti në takim delegacionin turk të kryesuar nga ministri i Jashtëm Çavusoglu

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi se "Gjatë 44 ditëve të operacionit (në Karabakun Malor), ne gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen e Turqisë".

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev priti në takim delegacionin turk të përbërë nga ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, Komandanti i Ushtrisë Gjeneralarmate Umit Dundar dhe Kreu i Shërbimit Kombëtare të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan.

Çavusoglu, Akar, Dundar dhe Fidan, të cilët shkuan në Baku për kontakte, u takuan me Presidentin Aliyev.

Duke vënë në dukje se pas fitores në Karabak të Azerbajxhanit ky është takimi i tij i parë (ballë për ballë), Aliyev tha: “Unë bisedova edhe me Presidentin Recep Tayyip Erdogan (në telefon) dhe u këshilluam për punën tonë të ardhshme”.

Ai falënderoi përsëri Turqinë për mbështetjen e saj për Azerbajxhanin, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Gjatë 44 ditëve të operacionit, ne gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen e Turqisë. Pas marrëveshjes së nënshkruar të armëpushimit, pamjet që pamë nga Turqia na ngrohën zemrat. Vëllezërit tanë turq e festuan këtë fitore sikur të ishte fitorja e tyre”.

Duke theksuar se vullneti i tyre është rritur falë mbështetjes së Turqisë, Aliyev theksoi se janë të lumtur që i kanë shpëtuar territoret e tyre nga pushtimi pas 30 vjetësh.

Aliyev tha se gjatë takimit të tij me Presidentin Erdogan, ata diskutuan gjithashtu për qendrën e përbashkët të kontrollit të armëpushimit që do të formohet nga Turqia dhe Rusia.

“Ne donim që Turqia dhe Rusia të luanin një rol të barabartë në krizën e Karabakut, dhe sot e arritëm këtë”, bëri të ditur Aliyev.

Ilham Aliyev kujtoi se është caktuar një afat kohor për tërheqjen e Armenisë nga zonat e okupuara, kështu që ai nënvizoi se ngritja sa më shpejtë e qendrës së kontrollit të armëpushimit do të jetë e dobishme.

 


Lajme të ngjashme