Sulm kamikaz në Afganistan, 1 i vrarë dhe 16 të plagosur
Të paktën 1 person u vra dhe 16 u plagosën në një sulm me autobombë në provincën Kandahar të Afganistanit.
1524411
Të paktën 1 person u vra dhe 16 u plagosën në një sulm me autobombë në provincën Kandahar të Afganistanit.
Sipas një deklarate nga zyrtarët e policisë, dje, një sulm vetëvrasës me autobombë u krye në rrethin Maiwand të Kandaharit rreth orës 8 në mbrëmje sipas kohës lokale.
Në sulm u vra një person dhe u plagosën 16 të tjerë.
Ndërsa hetimi mbi incidentin është duke u zhvilluar, mbretëron shqetësimi se numri i të vdekurve mund të rritet.