Azerbajxhani shkatërroi tanke dhe topa të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave armene, të cilat pavarësisht armëpushimit të deklaruar hapën zjarr natën e kaluar mbi trupat azerbajxhanase në drejtime të ndryshme të frontit dhe ndaj vendbanimeve civile azerbajxhanase.

1523857

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëri të ditur nëpërmjet një deklarate se përleshjet vazhduan kryesisht në drejtim të frontit në Agdere, Agdam, Hoxhavend dhe Gubadli.

Gjatë 24 orëve të fundit forcat armene janë detyruar të tërhiqen nga disa zona të frontit duke pësuar humbje në personel dhe pajisje ushtarake dhe ushtria azerbajxhanase ka asgjësuar 4 tanke tip “T-72”, 2 topa artilerie tip “D-20” dhe disa kamionë të ngarkuar me municion të ushtrisë armene.

Raportohen të vdekur dhe të plagosur nga popullata civile si pasojë e goditjeve me artileri që ushtria e Armenisë ka bërë në provincat Terter, Berde, Agdam, Axhabedi dhe Gubadli.

Në vijim të deklaratës së Ministrisë thuhet se operacionet vazhdojnë përgjatë të gjithë vijës së frontit dhe situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.

Gjithashtu ushtria e Armenisë e ka shkelur armëpushimin e vendosur mes dy vendeve në kufi, dhe nga territoret armene është hapur zjarr kundër pozicioneve të Azerbajxhanit në provincat Tovuz, Gedebey dhe Dashkesen.

Lajme të ngjashme