Lavrov: Vazhdojmë të punojmë me Turqinë për Karabakun Malor

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha në një reportazh për gazetën “Kommersant” se Moska do të vazhdojë të punojë me Ankaranë në çështjen e Karabakut Malor.

1521355
Lavrov: Vazhdojmë të punojmë me Turqinë për Karabakun Malor

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë dhe situatën në rajonin e Nagorni-Karabakut Lavrov i vlerësoi në një reportazh për gazetën ruse "Kommersant".

Lavrov tha se Rusia me Turqinë po punojnë për zgjidhjen e krizave në rajone të ndryshme.

"Moska dhe Ankaraja janë partnerë të ngushtë, të cilët mund të shfaqin një qasje fleksibile dhe pragmatike, të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin me një vizion strategjik",- komentoi shefi i diplomacisë ruse.

Duke deklaruar se çështja e Karabakut Malor është e ndryshme, Lavrov theksoi se ata nuk mbështesin zgjidhjen me forcë të situatës në këtë rajon.

Duke folur për rëndësinë e krijimit të mekanizmave që do të siguronin kontrollin e zbatimit të marrëveshjeve të armëpushimit, Lavrov tha:

"Megjithëse një armëpushim i përhershëm nuk mund të arrihet menjëherë, ne do të vazhdojmë të përdorim të gjithë ndikimin tonë në rajon dhe të punojmë me partnerët tanë turq për të ndaluar luftën, për të vendosur dialogun midis palëve dhe për të siguruar që Bakuja dhe Erevani të ulen në tryezën e negociatave”.

Ne jemi të shqetësuar nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Karabakut Malor dhe përfshirja këtu e militantëve nga Lindja e Mesme,- u shpreh Lavrov duke shtuar se këtë ata e vënë në dukje në kontaktet e tyre me Armeninë, Azerbajxhanin dhe Turqinë.

 


Lajme të ngjashme