Sulm terrorist në Vjenë, mbeten të vrarë 2 persona

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Harald Saros i tha Agjencisë Austriake të Lajmeve (APA) se një person dhe një nga sulmuesit ishin vrarë në përleshjet midis individëve të paidentifikuar dhe forcave të policisë.

1520697
Sulm terrorist në Vjenë, mbeten të vrarë 2 persona
viyana silahli saldiri.jpg
afp Avusturya sinagog saldırı4.jpg
afp Avusturya sinagog saldırı2.jpg
afp Avusturya sinagog saldırı1.jpg

Në një sulm terrorist që ka ndodhur pranë një sinagoge në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë janë vrarë dy persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Harald Sörös i tha Agjencisë Austriake të Lajmeve (APA) se një person dhe një nga sulmuesit ishin vrarë në përleshjet midis individëve të paidentifikuar dhe forcave të policisë.

Edhe zëdhënësi Institucionit të Shëndetësor të Vjenës, Christoph Mierau tha se 15 persona ishin plagosur në këtë sulm, 7 prej të cilëve ishin në gjendje kritike.

Ministri i Brendshëm Carl Nehammer tha në një konferencë për shtyp se ata po përjetonin një nga ditët më të vështira në historinë austriake.

"Tani jemi nën sulm të hapur terrorist. Fatkeqësisht, kemi shumë të plagosur dhe të vdekur. Si rezultat i ndërhyrjes vetëmohuese të njësive tona speciale, një sulmues u neutralizua. Sipas informacionit të fundit, sulmuesi tjetër është në arrati",- u tha Nehammer gazetarëve.

Duke përsëritur paralajmërimin se qytetarët nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk është shumë e detyrueshme, Nehammer tha se zona turistike e qytetit ku ndodhi sulmi, d.m.th. zona e Vjenës së Parë, duhet të shmanget dhe u bëri thirrje fëmijëve të mos dërgohen në shkollë.

"Policia jonë po lufton me vendosmëri për të kapur autorët e këtij sulmi të neveritshëm terrorist," tha kryeministri austriak Sebastian Kurz në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Kurz falënderoi komunitetin ndërkombëtar për mesazhet e tij të solidaritetit dhe shprehu ngushëllimet për të afërmit dhe miqtë e atyre që humbën jetën dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Nga ana tjetër, presidenti i komunitetit hebre në Austri, Oscar Deutsch në njoftimin përmes profilit të tij në rrjetet sociale tha se sinagoga në zonën ku ndodhi sulmi ishte mbyllur, duke theksuar se nuk dihej ende nëse ka qenë apo jo shënjestra e këtij sulmi.



Lajme të ngjashme