Autoritetet turke dënojnë sulmin terrorist në Vjenë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dënoi sulmin terrorist në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

1520822
Autoritetet turke dënojnë sulmin terrorist në Vjenë
afp Avusturya sinagog saldırı3.jpg

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop mallkoi sulmin terrorist në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

"Unë dënoj me forcë aktet terroriste që ndodhën natën në Vjenë. Pavarësisht nga autori, objektiva, arsyeja dhe qëllimi, çdo akt dhune që synon civilët është terrorizëm dhe një krim kundër njerëzimit", shkroi Sentop në median sociale.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi global kundër terrorizmit është tashmë një detyrim që nuk mund të neglizhohet.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dënoi sulmin terrorist në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

Në postimin e tij nëpërmjet “Twitter”, duke deklaruar se ana e errët e terrorit e tregoi edhe një herë veten në Vjenë, Çavusoglu shkroi: “Terrorizmi është armiku i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Kundër kësaj të keqe nevojitet një bashkëpunim i sinqertë ndërkombëtar. Në këtë ditë të dhimbshme ne jemi pranë popullit austriak".

Në një postim tjetër të tij rreth Recep Tayyip Gultekin dhe Mikail Ozen, të cilët ndihmuan policin dhe gruan e plagosura në sulmin e armatosur, Çavusoglu shkroi: "Natën e kaluar kishte dy heronj në Vjenë. Ata bën gjithçka që një turk dhe një mysliman duhet të bëjë. Recep Tayyip dhe Mikail, Faleminderit djema! Ne jemi krenarë me ju!".

Çavuşoglu edhe më parë kishte folur në telefon me Gultekinin, i cili ndihmoi të plagosurit dhe që u plagos në këmbë në sulmin terrorist me një armë gjahu.

Edhe ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gul dënoi sulmin në Vjenë, në një deklaratë nga “Twitter” kurse në lidhje me Recep Tayyip Gultekin dhe Mikail Ozen, të cilët ndihmuan të plagosurit, shkroi: “Ky është humaniteti dhe solidariteti dhe kjo është përgjigjja më e fortë ndaj terrorit".

Kurse në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, shkruhet: “Dënojmë me forcë sulmin dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Si një vend që për dekada ka luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit, Turqia qëndron në solidaritet pranë popullit austriak”.

Ndërkaq edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin në një postim të bërë në “Twitter” shkroi: “Ne dënojmë me forcë sulmin terrorist në Vjenë. Ne u shprehim ngushëllimet tona për viktimat e këtij sulmi mizor dhe u përcjellim ngushëllimet tona familjeve të tyre. Ne qëndrojmë pranë Austrisë kundër të gjitha formave të terrorizmit. Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë kundër belasë së terrorizmit".

Edhe Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dënoi sulmin terrorist në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

"Unë dënoj me forcë sulmet terroriste në Vjenë. U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të atyre që humbën jetën në sulm dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Turqia qëndron kundër terrorizmit dhe është pranë popullit austriak. Ne ndajmë dhimbjen tuaj", shkroi Altun në median sociale.
 

 


Lajme të ngjashme