Aliyev akuzon Pashinyan si përgjegjës për vazhdimin e konfliktit dhe humbjet

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se kryeministri armen Nikol Pashinyan është përgjegjës për vazhdimin e luftës në Karabakun Malor dhe për vdekjet në të dyja anët.

1519714
Aliyev akuzon Pashinyan si përgjegjës për vazhdimin e konfliktit dhe humbjet

Këto deklarata Alijev i bëri në takimin e ministrin e Jashtëm turk Meluvt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), i cili ka shkuar në Baku për takime me porosi të Presidentit Erdoan.

Në fjalën e tij, Aliyev foli për operacionin e nisur nga ushtria e Azerbajxhanit për të çliruar territoret azerbajxhanase dhe deklaroi se Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan i ka kërkuar ndihmë presidentit rus Vladimir Putin.

Ai deklaroi se letra e Pashinyan tregon se ata e kanë pranuar humbjen e tyre dhe nga ana tjetër nuk dëshirojnë të dorëzohen plotësisht, duke shtuar se sot "Pashinyan është përgjegjës për vazhdimin e luftës dhe jetët e humbura në të dyja anët".

"Është opsioni më i arsyeshëm që Armenia të deklarojë humbjen e saj dhe të tërheqë ushtritë e saj nga toka jonë dhe ta zgjidhë problemin në tryezë. Zgjidhja e problemit tani po ndodh. Azerbajxhani po zbaton rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe i ka zbatuar shumicën e tyre. Shpresoj që pjesët e tjera të zbatohen dhe integriteti territorial i vendit tonë të sigurohet", theksoi Aliyev.

Duke shprehur mirënjohje për “shtetin vëlla” të Turqisë për mbështetjen, Aliyev deklaroi se media turke gjithashtu po punon në rajon duke rrezikuar jetën ditë e natë dhe se bota po e sheh atë që po ndodh në rajon kryesisht përmes shtypit turk.

Nga ana tjetër, Çavushollu tha se ai kishte shkuar në Baku me porosi të presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

"Presidenti ynë na udhëzoi të mos e lëmë vëllain tonë Azerbajxhan vetëm në këtë proces”, tha kryediplomati turk.

"Ne jemi krenarë për suksesin tuaj në terren. Ju i keni treguar fuqinë e turkut gjithë botës”, shtoi ai.

Çavushollu deklaroi se zhvillimet në Karabak po ndiqen nga afër në Turqi.

“Populli ynë na kërkon që ta mbështesim edhe më shumë Azerbajxhanin”, theksoi Çavushollu.

Ai tha se Azerbajxhani ia tregoi pjekurinë e tij gjithë botës si një shtet dhe komb me vetëbesim në armëpushim dhe tryezë, pavarësisht pozicionit superior që ka në terren dhe në aspektin ligjor.

"Ka njerëz që e kuptojnë këtë dhe disa që nuk duan ta kuptojnë. Të gjithë e shohin se çfarë po bën Armenia dhe se si e shkel ajo armëpushimin çdo herë, por shumë nuk duan ta thonë këtë. Prandaj, ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tona duke forcuar më tej solidaritetin midis nesh”, tha shefi i diplomacisë turke.

Gjatë takimit, të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm azerbajxhanas Xhejhun Bajramov, këshilltari i Presidentit Hikmet Hajiyev dhe Ambasadori i Turqisë në Baku, Erkan Özoral.

Çavuşoğlu dhe homologu i tij Bjyramov më pas kaluan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit për të vazhduar takimin.

 


Lajme të ngjashme