Azerbajxhani asgjësoi sistemin raketor “Smerç” të Armenisë

Azerbajxhani shkatërroi sistemin me raketa të tipit “Smerch” të Armenisë, sistemi që kishte goditur civilët azerbajxhanas në qytetin Berde, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

1518587
Azerbajxhani asgjësoi sistemin raketor “Smerç” të Armenisë
Azerbaycan.png

Azerbajxhani shkatërroi sistemin me raketa të tipit “Smerch” të Armenisë, sistemi që kishte goditur civilët azerbajxhanas në qytetin Berde, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Në imazhet e shpërndara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit shihet se si sistemi raketor “Smerç” është shkatërruar me goditje të sakta.

Ministria njoftoi se koha kur u shkatërrua sistemi raketor në fjalë ishte ora 15.18 e të ditës së enjte me orën lokale.

Në sulmet e kryera në datat 27-28 tetor me raketat “Smerç” të mbushura me bomba thërrmuese kundër qytetin Berde, që ndodhet 60 km larg nga vija e frontit të ushtrisë së Armenisë, kishin humbur jetën 25 civilë dhe ishin plagosur më shumë se 70 të tjerë.

Nga ana tjetër, ushtria azerbajxhanase vazhdon t'u shkaktojë humbje forcave armene, të cilat hapën zjarr mbi ushtarët dhe vendbanimet e Azerbajxhanit gjatë natës në drejtime të ndryshme të frontit pavarësisht armëpushimit në fuqi.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se përleshjet vazhduan kryesisht në drejtimet Agdere, Hocavend dhe Gubadli.

Në vijim të deklaratës së Ministrisë bëhet e ditur se janë parandaluar tentativat e ushtrisë armene për sulm dhe në pjesë të ndryshme të frontit gjatë ditës së djeshme dhe natës janë asgjësuar 2 aeroplanë tip “Su-25”, 3 tanke tip “T-72”, 1 automjet i blinduar këmbësorie, 2 sisteme raketash tip "Smerç" dhe 1 tip "Grad", 10 topa artilerie të kalibrave të ndryshëm, 2 topa obusë vetëlëvizës tip “Gvozdika”, një sistem i mbrojtjes ajrore me raketa “OSA”, një automjet radar tip “P-18” dhe 4 automjete, si dhe u neutralizua një numër i madh i personelit ushtarak nga radhët e ushtrisë së Armenisë.

Theksohet se fronti është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.



Lajme të ngjashme