Trump: Prishja e armëpushimit në Karabakun Malor është zhgënjim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shprehu të martën zhgënjimin e tij lidhur me prishjen e armëpushimit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

1517501
Trump: Prishja e armëpushimit në Karabakun Malor është zhgënjim

Trumpi iu përgjigj interesit të gazetarëve në Bazën Ajrore “Andrews” përpara se të udhëtonte me avion për një tubim elektoral në shtetin e Miçiganit.

I pyetur nëse ishte zhgënjyer nga prishja e armëpushimit ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, lideri amerikan u përgjigj me këto fjalë: “Azerbajxhani dhe Armenia nuk shkojnë mirë. Ata kanë qenë të angazhuar në të (Karabakun Malor) për shumë, shumë vite. Po, është zhgënjyese ta shohësh këtë. Kjo ndodh kur keni vende që janë grindur për të një kohë të gjatë. Por ata do të bëhen bashkë sërish.”

Vërejtjet e tij erdhën pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Uashingtoni fundjavën e kaluar ishte jetëshkurtër pasi Bakuja njoftoi shkeljen e armëpushimit nga Erevani.

Bakuja tha të hënën se forcat armene vazhduan të sulmojnë vendbanimet civile dhe njësitë ushtarake të Azerbajxhanit pavarësisht armëpushimit të ri humanitar.

Armëpushimi i përkohshëm humanitar i ndërmjetësuar nga SHBA-ja u njoftua më 25 tetor dhe hyri në fuqi më 26 tetor në orën 08:00 me kohën lokale (04:00 GMT).

Ndërsa të martën, ndihmëspresidenti azerbajxhanas, Hikmet Hajiyev, bëri me dije përmes rrjetit social “Twitter” se një raketë “Smerch” e mbushur me bomba thërrmuese, e ndaluar të përdoret mbi civilët, është hedhur nga Armenia dhe ka goditur civilët në fshatin Qarayusifli të rajonit Barda.

“Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetë 4 veta dhe janë plagosur 13 të tjerë”, theksoi ndihmëspresidenti Hajiyev.



Lajme të ngjashme