Pedersen bën thirrje për vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë në Siri

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen bëri thirrje për vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë në Siri.

1517258

Duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Siri, Pedersen tërhoqi vëmendjen në tensionin në rritje pas sulmeve ajrore një ditë më parë kundër kampit stërvitor të opozitarëve, që përfaqësohen në komitetin kushtetues në Idlib.

"Këto dinamika mund të prishin qetësinë e rrallë që është arritur përmes bashkëpunimit turko-rus dhe të vënë në rrezik me ndërprerjen e patrullimeve të përbashkëta në muajin e fundit" tha Pedersen she shtoi: “I bëj thirrje Turqisë dhe Rusisë për të punuar së bashku për të marrë situatën nën kontroll."

Lajme të ngjashme