Armenia bombardon civilët përtej rajonit të konfliktit në Azerbajxhan, raportohen shumë të vdekur

Si pasojë e sulmit me bomba thërrmuese të Armenisë në qendrën e qytetit Berde të Azerbajxhanit, 19 civilë humbën jetën dhe më shumë se 60 të tjerë u plagosën.

1517659

Një bombë e hedhur nga territori armen goditi qendrën e qytetit Berde, që ndodhet jashtë territorit të pushtuar të Karabakut Malor.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit në lidhje me sulmin, njoftohet se qendra e pazarit që është vendi me frekuentimin më të madh në qytetin Berde, u sulmua me  bomba thërrmuese.

Në deklaratë bëhet e ditur se 19 civilë u vranë dhe më shumë se 60 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit.

Bombat thërrmuese ranë në shtëpitë e civilëve, automjetet dhe vendet e punës në dy kryqëzimet më të frekuentuara në Berde.

Ndërkohë që në disa shtëpi dhe vende pune ka dëmtime serioze, të paktën 7 automjete u bënë të papërdorshme.

Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje shuan zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi i bombave.

Ndërkohë që në qytet u rritën masat e sigurisë kundër një sulmi të dytë të mundshëm u mbyllën të gjitha kafenetë dhe restorantet, përfshi edhe shumë biznese.

Lajme të ngjashme