Siri – 2 të vrarë dhe 10 të plagosur në sulmin terrorist në Afrin

Si pasojë e sulmit terrorist me motoçikletë me bombë në nënprefekturën Afrin në veri të Sirisë, që kontrollohet nga opozitarët, 2 civilë u vranë dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur.

1516460

Në qendrën e nënprefekturës Afrin, që u spastrua nga terrori (janar-mars 2018) me operacionin “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura Turke, shpërtheu një motoçikletë, në të cilën ishte montuar bombë.

Në sulmin terrorist u vranë 2 civilë dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur.

Burimet e sigurisë bëjnë të ditur se sulmet me bombë në rajon kryhen nga organizata terroriste YPG/PKK, por për shkak se sulmet dëmtojnë civilët, organizata terroriste nuk merr përsipër përgjegjësinë e tyre.

Terroristët e YPG/PKK-së, të cilët sipas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë më 22 tetor 2019 duhet të largoheshin nga rrethi Tel-Rifat, shpeshherë kryejnë sulme terroriste duke marrë në objektiv  rajonet në Al Bab, Azez, Jerablus dhe Afrin.

Lajme të ngjashme